Ngjarjet e fundit nga bota në lidhje me pandeminë, mund t’i kuptoni më poshtë.
SHBA: Mbi 7 milion të infektuar janë tashmë të regjistruar në Shtetet e Bashkuara dhe së paku 204,490 viktima shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.Sipas Universitetit të Johns Hopkins, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 45,377 raste të reja dhe 740 viktima.
Florida: Ndërkohë që baret dhe restaurantet në Florida po shijojnë ditën e tyre të parë pas heqjes së kufizimeve, kryebashkiaku i Miamit po paralajmëron se vendimet e reja do të kenë pasoja shkatërruese.
Japonia: Shtohen 600 raste të reja me covid-19 dhe 5 viktima gjatë ditës së sotme në Japoni.Tashmë, vendi ka 82,402 raste dhe 1,558 viktima.
Kalifornia: Universiteti Shtetëror në Kaliforni mbyll kampusin pasi pesë student rezultuan pozitiv me covid-19.
Anglia: Rreth 1,700 studentë në Universitetin Metropolitan të Manchester-it në Angli janë izoluar pasi 127 raste të reja janë identifikuar në mesin e tyre, thanë autoritetet lokale./GazetaShneta/