Në mbarë botën janë shënuar 1 milionë viktima dhe 33 milionë të infektuar si pasojë e covid-19. Ja se cilat janë lajmet e fundit nga bota:
SHBA: Numri i të vdekurve në SHBA është më shumë se 20% e numrit global.Tashmë, vendi ka raportuar më shumë se 205,000 viktima.
Identifikohen valët e dyta në Evropë: ECDC ka shtuar katër vende në listën e kuqe në hartën e saj, pasi rastet po rriten në Holandë, Islandë, Danimarkë dhe Hungari.
Rusia dhe Nepali bien dakord për marrëveshjen në lidhje me vaksinat: Rusia ka pranuar se do të furnizojë Nepalin me 25 milion doza Sputnik-V.
Franca: Franca po përpiqet të menaxhoj një valë të dytë nga covid-19, ngase rastet po rriten vazhdimisht.
Gjermania: Instituti Robert Koch, regjistroi të martën 475 raste të reja me covid-19.Numri total i të infektuarve është 285,332./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN