Informohuni më shumë në lidhje me ngjarjet e fundit të pandemisë Covid-19.
CDC parashikon më shumë viktima në SHBA
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë viktima në lidhje me Covid-19.Parashikimi nga CDC thuhet se 173,000 viktima mund të ndërrojnë jetë deri më 22 gusht, transmeton GazetaShneta.Të paktën 154,447 amerikanë kanë vdekur si pasojë e Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
1.7 milion raste janë regjistruar në Indi
India ka tejkaluar 1,7 milion raste të Covid-19 pasi raportoi 54,730 infeksione të reja gjatë ditës së djeshme.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë shënuar 37,364 viktima.
SHBA konfirmon më shumë se 58,000 raste të reja me Covid-19
Një total prej 58,406 rasteve të reja dhe 1,133 viktima janë regjistruar vetëm gjatë ditës së djeshme në Shtetet e Bashkuara.Sipas Universitetit Johns Hopkins, në SHBA janë 4,620,444 raste të regjistruara dhe 154,447 viktima.
Japonia shënon më shumë se 1,500 raste të reja me Covid-19
Gjatë ditës së shtunë, Japonia shënon 1,540 raste të reja me Covid-19.Rastet, janë konfirmuar për ditën e tretë radhazi, ndërsa fatmirësisht nuk janë regjistruar asnjë viktimë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Meksika shënon rritjet më të madhe me raste dhe viktima
Meksika shënon numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 gjatë ditës së djeshme me 9,556 raste të reja dhe 784 viktima.Tashmë, Meksika ka 434,193 raste të shënuara dhe 47,472 viktima./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN