Lajmet e fundit nga bota rreth pandemisë Covid mund t’i lexoni më poshtë.
Maqedonia: Brenda 24 orëve të fundit, Maqedonia ka regjistruar 454 raste pozitive me Covid. Ndërkohë që, Instituti Kombëtar Publik ka njoftuar se 308 qytetarë janë shëruar, kurse janë raportuar nëntë raste të vdekjes nga Covid, transmeton Gazeta Shneta.

Shqipëria: Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se janë blerë mbi 500 mijë doza të vaksinës anti covid nga Pfizer.
“Do të bëhet kryerja e menjëhershme e pagesës për mbi 500 mijë doza të Pfizer që do vijnë brenda këtij viti që janë në funksion të përmbushjes së programit kombëtar të vaksinimit anti-covid dhe pagesa do të kushtojë 6 milionë dollarë.”, ka thënë ajo.

Zvicra: Zvicra ka rënë dakord të blejë 150 mijë doza të vaksinës Johnson&Johnson e të cilat priten të mbërrijnë brenda kësaj jave. Deri më tani, Zvicra është mbështetur në vaksinën Pfizer dhe Moderna, por gjithashtu ka konsideruar vaksina të sigurta edhe J&J.
Polonia: Për herë të parë, numri i rasteve pozitive në Poloni ka tejkaluar shifrën 1 mijë që nga fundi i muajit maj të këtij viti.

Sllovenia: Gjatë ditës së sotme, Sllovenia ka pezulluar përkohësisht administrimin e vaksinave Johnson&Johnson. Kjo ka ndodhur pas raportimit të një viktime të re në vend.
Sipas autoriteteve shëndetësore, pacientja kishte pasur mpiksje të gjakut dhe gjakderdhje në tru, në të njejtën kohë.
Zelanda e Re: Rastet ditore janë rritur në Zelandën e Re. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 45 raste të reja në 24 orët e fundit, duke regjistruar 1 mijë e 230 raste që nga paraqitja e valës së fundit./Gazeta Shneta/
Burimet: alsat.mk, top-channel.tv dhe reuters




