Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lajmi i fundit: Dy kardiokirurgë të QKUK-së japin dorëheqje nga klinika

Lajme 01/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy kardiokirurgë kanë dhënë dorëheqje nga Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kardiokirurgët Dr. Raif Çavolli dhe Dr. Arbër Kutllovci, kanë dhënë dorëheqje përfundimisht nga klinika më 27 dhjetor, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda klinikës se Çavolli dhe Kutllovci kanë lënë punën për shkak të pengesave në ushtrimin e profesionit të tyre.

Kujtojmë se Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2015. Specialisti i parë që ishte angazhuar atë kohë ka qenë Dr. Raif Çavolli.

Gazeta nuk ka mundur të marr edhe një deklaratë zyrtare nga menaxhmenti i SHSKUK-së.

Kutllovci në anën tjetër ka postuar gjatë ditës së djeshme një shkrim në profilin e tij në Facebook ku ka treguar se viti 2019 për të është përmbyllur me asnjë vdekje të rasteve elektive.

“Vitin 2019 në Kliniken e Kardiokirurgjisë e përmbylla me rastin e fundit elektiv kardiokirurgjik, me 0% mortalitet (vdekshmëri) në elektiv. Gjatë kësaj periudhe operova rastet me patologjitë më të vështira kardiokirurgjike: CABG, CABG+AVR, CABG+MVR, AVR (mekanike dhe biologjike), AVR+MVR, MVR+TP, AVR+LVOT reconstruction, Supracoronary graft interposition”, ka shkruar Kutllovci.

Kujtojmë se në Klinikën e Kardiokirurgjisë e cila udhëhiqet nga Dr. Tefik Bekteshi ka pasur edhe më herët pakënaqësi nga ana e stafit mjekësor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFamilja Saraçi apelon për ndihmë: Të gjithë së bashku për Norën
Artikulli i rradhës Këshilla për prindërit e rinj, ja se si duhet t’i vishni fëmijët gjatë stinës së dimrit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.