Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Latifi: Po punohet në transformimin e sektorit të shëndetësisë dhe funksionimin e Telemjekësisë në nivelin lokal

Lajme 17/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Dr Rifat Latifi, mori pjesë sot në një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të organizuar nga Kolegjiumi i drejtorëve të Shëndetësisë së komunave, ku temë diskutimi ishte situata në sektorin e shëndetësisë në komuna.

Kështu ka njoftuar ShSKUK përmes një njoftimi duke thënë se Latifi theksoi rëndësinë e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe bashkëpunimin dhe ndërlidhjen midis nivelit qendror dhe lokal.

“Ministri tha se në MSh po punohet shumë në shtatë shtyllat, të cilat sipas tij, kanë të bëjnë me transformimin e sektorit të shëndetësisë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe i cili sistem ka në qendër të vëmendjes ka pacientin”, thuhet në njoftim.

Duke përmendur rëndësinë e ligjeve të cilat janë në procedura të hartimit dhe shqyrtimit, ministri Latifi tha se në këtë aspekt është duke u punuar fuqishëm që të përmbushet agjenda legjislative dhe të bëhet edhe Ligji për transplantim të organeve.

Theks të veçantë, Ministri Latifi, vuri edhe tek funksionimi i Telemjekësisë në nivelin lokal, ku sipas tij, ky shërbim ka hyrë në funksion që nga viti 2002, ndërsa është e nevojshme të shtrihet në të gjitha qendrat rajonale shëndetësore të vendit.

Sa i përket procesit të vaksinimit, ministri Latifi tha se angazhimi i komunave në këtë aspekt, do të ketë efekt më të madh në përmirësimin e këtij procesi, sepse siç tha ai, ” COVID-19, është prezent dhe nuk ka kaluar”.

Ndërkaq, drejtorët e Drejtorive komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u zotuan për bashkëpunim me nivelin qendror, duke përmendur gjithashtu edhe sfidat edhe problemet me të cilat ata po ballafaqohen, përfshirë edhe resurset humane të kufizuara./Gazeta Shneta

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakSulmet e panikut, simptomat dhe shkaqet
Artikulli i rradhës 33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.