Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci ka bërë një reagim në Facebook duke aluduar në Driton Velën, për të cilin organizata ORCA dje numëroi disa mashtrime me aktivitete shkencore.
Latifi-Pupovci në këtë rast ka folur edhe për babain e Driton Velës, Agim Velën. Sipas saj, studentët heqin të zitë e ullirit për të kuptuar nocionet themelore në librin e tij.
“E për librat e z. Agim Velës të shkruara një herë e të pa përmirësuara kurrë mund të ju tregojnë studentët e mjekësisë të cilët heqin të zitë e ullirit për ti kuptuar nocionet themelore të Anatomisë”, ka shkruar Latifi-Pupovci në postimin e saj.
Postimi i plotë:
Njeri tepër i lig. Tash kur i dalin manipulimet publike thirret në autoritetin e prof. Natyra dhe e përmend se ajo ka qenë folëse në promovimin e libërthit të tij. E kur mendonte se u bë dikushi me përfundimin e doktoraturës më fliste se “prof. Natyra nuk ka asnjë punim shkencor të publikuar”. E kur unë i thoja se prof. Natyra ka jetuar në rrethana të tjera kur për të bërë një punim është dashur të hulumtohet literatura “letër për letër” e jo si sot nëpër platforma, e se as babai i tij z.Agim Vela nuk ka asnjë punim shkencor ai ma kthente se “po, po ai ka libra” E për librat e z. Agim Velës të shkruara një herë e të pa përmirësuara kurrë mund të ju tregojnë studentët e mjekësisë të cilët heqin të zitë e ullirit për ti kuptuar nocionet themelore të Anatomisë. E profesoresha Natyra është njeri që ka marrë përgjegjësi institucionale, ka ndërtuar institucione (Fakulteti i Mamisë e Infermierisë), ka qenë prodekane në FM për dallim nga z. Agim Vela i cili kurrë as shef katedre nuk ka pranuar të jetë. Pra kur je në gjendje të flasësh keq për një profesoreshë të repektuar në Fakultet e më gjërë, e emrin e asaj e përdorë vetëm kur të nevojitet, më së paku që mund të thuash për atë njeri – është njeri tepër i keq.




