Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Latifi-Pupovci thotë se rregullorja për të ardhurat në UP u ndryshua për kauza personale

Lajme 16/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci ka reaguar publikisht ndaj ndryshimit të rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik në Universitetin e Prishtinës.

Me ndryshimet në këtë rregullore më datë 22 shtator të vitit të kaluar, ishte bërë e mundur të rritej numri i orëve e rrjedhimisht edhe profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë, transmeton Gazeta Shneta.

Por këtë ndryshim Latifi-Pupovci po e sheh si kauzë personale të dikujt, e kamufluar me arsyetimin e rritjes së cilësisë së studimeve në FM.

“Ndryshime këto të bëra për një kauzë personale, të kamufluar si kauzë e një grupi të asistentëve të  Fakultetit të Mjekësisë, e me një mbikamuflazhë kinse për rritjen e cilësisë së studimeve në Fakultetin e Mjekësisë”, ka shkruar Latifi-Pupovci.

Lexoni reagimin e saj të plotë:

Për plotësim ndryshimin e rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik të datës 22.09.2022, të bërë nga Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës. Ndryshime këto të bëra për një kauzë personale, të kamufluar si kauzë e një grupi të asistentëve të  Fakultetit të Mjekësisë, e me një mbikamuflazhë kinse për rritjen e cilësisë së studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Në rregullore e ndryshuar është paraparë që në Fakultetin e Mjekësisë numri i studentëve në një grup të ligjeratave të jetë 10-50, kjo me qëllim të rritjes së numrit të grupeve, fondit të orëve brenda një katedre dhe “nevojës” për zgjedhje të profesorësve.

Në të gjitha universitetet, ligjeratat mbahen me grupe më të mëdha të studentëve ndërsa ushtrimet me numër të vogël. Sepse intereaktivitet në ligjerata mund të bëhet edhe me grupe prej 100 studentëve. Në Fakultetin e Mjekësisë, për shkak të shumë faktorëve, ligjeratat ndiqen nga numër shumë i vogël i studentëve. P.sh, në vitin e dytë të drejtimit Mjekësi e përgjithshme janë dy grupe me nga 78 studentë. Në lëndën që unë e ligjeroj, në secilin grup ligjeratat i ndjekin jo më shumë se 35 studentë.

A ka logjikë që shteti të dyfishoj numrin e profesorëve me qëllim që në vend të 35 studentëve ligjeratat të ndiqen nga 15- 20 studentë? A është ky shpenzim normal i parasë publike dhe a do të jepen ato nga xhepat e atyre që inskenojnë e realizojnë këto ndryshime?

Prandaj, të gjithë ata që për kauza të individëve ndryshojnë rregullore e ligje është mirë që të dalin e të sqarojnë implikimet buxhetore dhe rezultatet e pritura nga këto ndryshime. Pa, mashtrime, por me fakte.

Artikulli paraprakMbahet ceremonia përkujtimore në nderim të Profesionistëve Shëndetësor në Prishtinë
Artikulli i rradhës Vitia nderoi veprën e profesionistëve shëndetësor para Obeliskut në QKUK

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.