Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Latifi thotë se të enjten rishqyrtohen masat, megjithatë paralajmëron rritje të rasteve të reja

Lajme 26/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se do t’i rishqyrtojnë masat Anti-COVID, megjithëse ka paralajmëruar për rritjen e rasteve të reja

I pyetur rreth masave të vendosura për ata që hyjnë në Kosovë, të cilëve u kërkohen tri doza të vaksinës Anti-COVID, ai ka thënë se ata nuk i kanë kërkuar tri doza atyre që hyjnë në Kosovë, por që sipas tij, nëse ata i kanë tri doza, nuk kanë nevojë për asnjë dëshmi tjetër si testi PCR.

“Asnjëherë Ministria e Shëndetësisë as Qeverisa e Kosovës nuk ka thënë se duhesh me i pas decidivisht tri doza për me hy në Kosovë, por nëse i ke tri doza nuk ke nevojë për kurgjë tjetër. Për çdo të enjte mbahet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, nga instituti e të gjitha spitalet ne i marrim të të dhënat, e vlerësojmë situatën, ne e vlerësojmë gjendjen dy herë në ditje tri katër herë në ditë. Unë nuk jam i interesuar me i mbajtë bizneset të mbyllura me i mbajtë palestrat mbyllur, asnjë sekond, përveç asaj që ekspertët tonë e konsiderojnë të domosdoshme. Prandaj absolutisht kemi me i rishiku këto masa”, ka theksuar ai.

Megjithatë Latifi ka thënë se rastet e reja me COVID-19 mund të rriten edhe më shumë.

Megjithatë, ai është shprehur se shtetet tjera kanë numër edhe më të lartë të rasteve të reja me COVID se Kosova.

“Është pritë me u rrit rastet, kanë me shku ndoshta edhe më lartë numri i të infektuarve, megjithatë ne jemi mirë, Sllovenia i ka në një ditë 5 mijë e 349 raste, Serbia 2 mijë e 300, Kroacia 2 mijë e 100, te ne mesatarisht për një million banorë i kemi 1 mijë e 500 raste”, ka deklaruar ai.

Derisa është kritikuar për neglizhencë nga deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, Latifi ka thënë se të gjithë anëtarët e ministrisë po kryejnë punën e tyre dhe po e administrojnë mirë gjendjen.

“Nuk ka neglizhencë këtu, ka administrim të mirë. Ne të gjithë kemi mësu mësime dhe kemi me bo më mirë herave tjera. Unë po ju them juve me përgjegjësinë më të madhe se nuk ka neglizhencë, secili anëtarë i Ministrisë së Shëndetësisë është në krye të detyrës së bashku me të gjithë profesionistët”, ka shtuar ai. /express

Artikulli paraprakMiratohet paga shtesë e punëtorëve shëndetësor edhe për gjashtë muaj të tjerë
Artikulli i rradhës 4397 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.