Në Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së djeshme janë kryer gjithsej 28 lindje.
Dy nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
17 nëna kanë lindur djem dhe 13 kanë lindur vajza.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 13 gra.
Ndërsa për herë të parë kanë lindur fëmijë shtatë nëna. /Gazeta Shneta/