Dita e diel ka qenë ditë e vajzave në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë gjithsej 24 bebe, shkruan Gazeta Shneta.
Në raport janë shënuar 18 lindje me bebe vajza dhe gjashtë lindje me djem.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen katër nëna, ndërsa 13 të tjera kanë lindur fëmijë për herë të parë. /Gazeta Shneta/