Me vendimin e datës 14 prill, Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar qarkullimin e veturave, përveç atyre me leje të veçantë, ndërsa është lejuar edhe për qytetarët që e kanë marketin/barnatoren/bankën/pikën e pagesës larg mbi 2 km, atëherë mund të qarkullojnë me veturë brenda orarit të tyre të lëvizjes.
Ky është ndryshimi që është bërë në vendimin e publikuar mbrëmë nga ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, shkruan Gazeta Shneta.
Në pikën III/(b) thuhet se orari i qarkullimit për bujqit dhe punonjësit në fermë është nga 06:00 – 20:00. “Për bujqit, në kohën e qarkullimit nevojiten: Certifikata e Regjistrimit të Fermerit, Aneksi 1 i Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar dhe Letërnjoftimi”. Poashtu edhe punonjësit e fermës do të pajisen me leje nga Ministria e Bujqësisë.
Ndërkaq MSH ka lejuar qarkullimin për vetura edhe për ata qytetarë që nuk kanë qasje në shërbime esenciale afër deri në 2 km.
“Lejohet qarkullimi me automjete për personat të cilët marketing/barnatoren/bankën/pikën e pagesës më të afërt e kanë më shumë se 2km larg”, thuhet në vendim, shkruan gazeta shneta. “Në këto raste nuk lejohet përdorimi i automjetit për të udhëtuar te ndonjë market/barnatore/bankë/pikë e pagesës përveç atij më të afërt”, thuhet në pikën III/(e) të vendimit të MSH-së. /Gazeta Shneta/