Letra e nënës: Ma morët jetën e djalit, nuk do ua fal kurrë

2017-10-20 në ora 19:39

Njoftova ambulancën dhe Peyton u dërgua në spital dhe më pas me helikopter në një shtet tjetër. Mjekët bënë gjithçka që mundën për ta shëruar, por dëmtimi i trurit ishte shumë i rëndë. Më 13 tetor të vitit 2014, Peyton ra në koma dhe mjekët thanë se nuk e dinë kur do zgjohet. Në orën 8:30 po atë natë, ai hapi gojën dhe tha fjalën e fundit me gjysmë zëri : Organet e mia dhuroja të tjerëve mami…

Ai ishte një djalë mahnitës. Kishte flokë të kuqe, sy që i bëheshin herë blu e herë jeshil dhe shumë i rezervuar. Peyton i donte kafshët, udhëtimet dhe akulloret me çokollatë. Ai ishte ëngjëlli im në tokë dhe tani në qiell. Peyton lindi në vitin 2001, një foshnjë shumë i vockël sa mjekët u shqetësuan menjëherë. Kaloi 35 ditë në spital duke u ushqyer përmes një tubi. Oksigjeni dhe ushqimi i lëngët, shkaktuan njolla të përhershme në smaltin e dhëmbëve, një tipar që u përqesh dhe u tall kur filloi shkollën.

Në klasën e dytë filluan ngacmime të tilla si: Pse nuk i lan dhëmbët? Pse i ke kaq të shpifura, largohu se na bën për të vjellë… Megjithëse dhëmbët e tij ishin të shëndetshëm, kishin një ngjyrë si në portokalli. Gjithashtu, ngjyra e flokëve, dobësia dhe syzet që mbante bënë që ai të tallej akoma më shumë.

Ai më vinte në shtëpi me puthte por ishte i mërzitur: Mami pse njerëzit janë të bukur ndërsa unë jo? Pse më tallin, ata kanë të drejtë unë dukem shume i keq. Kurrë nuk kam ditur si ti përgjigjem kësaj pyetje, kështu mundohesha ta inkurajoja duke i thënë se sa e bukur është jeta.

Gjithashtu i tregova të gjitha gjërat që një prind i tregon një fëmije se ai ishte i veçantë, se ishte i zgjuar, se ishte i dashur. Por, ndërsa fëmijët rriten, fjalët e një prindi fillojnë të zbehen përballë fjalëve të shokëve të tij.

Në nëntor të vitit 2013, Peyton tentoi të vriste veten. Për ditë të tëra ai ishte sharë, pështyrë nga çunat mistrecë të klasës por edhe të shkollës. Në fillim menduam se kishte probleme mendore, pasi e dërguam në spital dhe e shpëtuam e dërguam tek një terapist. Ai tha se nuk kishte probleme mendore por duhet të trajtohej për pak kohë. Ai filloi terapinë javore dhe dukej se po përmirësohej. Por kjo zgjati shumë pak.

Në verën e vitit 2014, fillova punë të re në një shkollë tjetër, dhe kjo do të thoshte se Peyton duhet të ndërronte shkollën. E ndihmova të kuptonte se ky ishte një fillim i ri dhe se nxënësit e shkollës së mëparshme ishin një histori e kaluar. Ai ishte nervoz dhe i emocionuar. Ndërsa filloi klasën e 8 në shkollën e re, takoi një djalë me të cilin kishin disa gjëra të përbashkëta dhe u bënë miq.

Megjithatë, ngacmimet dhe ofendimet vazhduan, Peyton ishte objektiv i lehtë, ai nuk ishte si fëmijët e tjerë, ishte i qetë dhe nuk kishte djallëzi. Nuk donte të luante futboll por donte të shihte serialin e Doctor Who dhe më pas të lexonte libra. Por këtë herë ai nuk më tregoi se ngacmimet ishin shtuar akoma më shumë. Pas një muaji, Peyton u detyrua të më tregonte për një incident me një shok klase, pasi ishte drejtori ai që më kontaktoi. Ai kishte këshilluar Peyton të shmangte djalin tjetër.

Por ai me tha se nuk mund të rregullohej kjo çështje. Pasi arritëm në shtëpi, Peyton hyri në dhomën e tij, tipike siç bëjnë djemtë adoleshentë. Mendova se i nevojitej vetëm pak kohë. Pas rreth 20 minutash, shkoja ta kontrolloja dhe kur e gjeta: Ai kishte varur veten. Nuk kishte asnjë paralajmërim dhe asnjë shënim.

Njoftova ambulancën dhe Peyton u dërgua në spital dhe më pas me helikopter në një shtet tjetër. Mjekët bënë gjithçka që mundën për ta shëruar, por dëmtimi i trurit ishte shumë i rëndë. Më 13 tetor të vitit 2014, Peyton ra në koma dhe mjekët thanë se nuk e dinë kur do zgjohet. Në orën 8:30 po atë natë, ai hapi gojën dhe tha fjalën e fundit me gjysmë zëri : Organet e mia dhuroja të tjerëve mami…

Ai shpëtoi jetën e gjashtë njerëzve dhe përmirësoi shëndetin e 5 të tjerëve. Pas vdekjes së tij, isha e mpirë. Nuk më kujtohet shumë, por mbaj mend një bisedë që pata me nënën e një prej miqve të ngushtë të djalit, quhet Phoebe. Ajo më tha se Phoebe kishte përjetuar të njëjtën gjë në fëmijëri. Unë sot nuk dua të lëndoj asnjë me fjalët e mia por thjesht dua të bëj një pyetje: Pse nuk i latë një vend në këtë botë djalit tim, askujt nuk i hyri në hak… Por kushedi, zoti kishte një plan më të mirë, se planin e tij e bëri vetë: Mundësinë e jetës që nuk e pati vetë, jua dhuroi të tjerëve. /TP