Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lindi në banesë dhe vdiq në QKUK, drejtoresha e Neonatologjisë thotë se foshnja është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë

Lajme 17/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, dr.Hajrije Ismaili
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një foshnjë ka vdekur në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ditën e hënë, foshnja ishte dërguar në klinikë pasi kishte lindur më datën 15 tetor në një banesë në Prishtinë.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili ka thënë për Telegrafin se foshnja është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ju informojmë se foshnja e gjinisë mashkull është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë, po të njëjtën datë 15.10.2023 në ora 22:10 në përcjellje të nënës dhe dajës. Në pranim foshnja ka qenë në gjendje të rëndë e zbehtë, pa frymëmarrje spontane, pa tone të zemrës, me kordon umbilikal të pa përpunuar profesionalisht. Foshnja reanimohet, intubohet, ventilohet dhe bëhet masazhe kardiake dhe vendoset në ventilim mekanik”, ka treguar ajo.

Më tej, drejtoresha tha se përkundër masave që kanë ndërmarrë, foshnja ka vdekur më 16 tetor, një ditë pas pranimit në klinikë.

“Gjendja klinike e foshnjës ka qenë shumë e rëndë, po ashtu edhe analizat laboratorike kanë indikuar gjendje të rendë (acidoze respiratore, metabolike, anemi dhe në ekzaminime plotësuese: echo e trurit- edeme trunore). Është bërë trajtimi sipas të gjeturave klinike dhe laboratorike. Përkundër të gjitha masave reanimuese foshnja exiton me datën 16.10.2023 në ora 06:15min”, theksoi Ismaili.

Më tej, ajo deklaroi se foshnja është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në përcjellje të policisë, punëtores sociale, personelit neonatal dhe familjarëve.

Lidhur me rastin sot ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Artikulli paraprak5 hapa për të zotëruar kolesterolin
Artikulli i rradhës Fitoi betejën me kancerin e gjirit, rrëfimi i 58-vjeçares nga Lezha: Pashë gjendrën para 7 vitesh, e neglizhova

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.