Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lirohen Gjinekologet në Rastin e Arbenita Spahiut

Lajme 22/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tri mjeket e akuzuara në lidhje me vdekjen e Arbenita Spahiut janë liruar nga akuzat.

Mexhide Shaqiri, Hamide Zeqiri e Vjollca Kosumi janë liruar nga aktakuza për veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor e mosdhënie të ndihmës mjekësore ndaj tani të ndjerës Arbenita Spahiu, me arsyetimin se nuk janë vërtetuar veprat penale për të cilën akuzoheshin.

Kryetari i trupit gjykues, Naser Maliqi, bëri të ditur se vdekja e Arbenita Spahiut ka ardhur si pasojë e lëngut amnial i cili kishte depërtuar në qarkullimin e gjakut, njëjtë siç e kanë vërtetuar edhe ekspertët gjatë shqyrtimit gjyqësor.

“Prokuroria nuk ka paraqitur fakte që do ta vërtetonin përgjegjësinë e të akuzuarve”, tha gjykatësi Maliqi.

Ai theksoi se e ndjera Spahiu nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore, gjë e cila u vërtetua edhe nga një SMS të cilin e kishte dërguar e ndjera në ditën kritike.

“Është fakt se tani e ndjera ka komunikuar me SMS një të afërm me tekstin ‘prej 4:30 m’kanë rrokë dhimtë tash me pritë deri në vizitë’, ku nga përmbajtja e SMS-së nënkuptohet se e ndjera nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore nga dikush”, shtoi Maliqi.

Prokuroria në Gjilan kishte ngritur aktakuzë ndaj tri mjekeve për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor të mësueses së ndjerë Arbenita Spahiu.

Mësuesja Spahiu kishte vdekur pas komplikimeve gjatë lindjes, shkruan Kallxo.com, transmeton Gazeta Shneta.

Në bazë të aktakuzës, Mexhide Shaqiri dhe Hamide Zeqiri më 3 mars 2016, akuzoheshin se në cilësinë e personave zyrtarë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në repartin e sallës së lindjes, me rastin e trajtimit të pacientes, tani të ndjerës Arbenita Spahiu, gjatë dhënies së ndihmës mjekësore të lindjes nga pakujdesia kanë përdorur mjetet e papërshtatshme të mjekimit ndaj pacientes duke i caktuar marrjen e barnave të cilat nuk kanë qenë mjete adeakuate për të.

Më tej, Vjollca Kosumi akuzohej se më datën 2 mars 2016 si mjeke kujdestare në kundërshtim me detyrat e saj ka refuzuar dhe nuk i ka ofruar ndihmën mjekësore pacientes, tani të ndjerës Spahiu, para aktit të lindjes edhe pse ka qenë e vetëdijshme se mosveprimi i tillë mund të rezultojë me pasoja për shëndetin e pacientes dhe bebes së saj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLamtumirë kryeministër mantelbardhë!
Artikulli i rradhës Si ta ktheni virgjërinë për 20 minuta

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.