Futbollisti Valmir Veliu është liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, pas lëndimit që pësoi në fushë gjatë ndeshjes kundër Prishtinës.
Lojtari llapjan mbeti pa ndjenja pasi u ndesh kokë më kokë me një lojtar kundërshtar. Kjo goditje i shkaktoi rrotullimin e gjuhës dhe mbylljen e kanalit të frymëmarrjes, por fal intervenimit të shpejt të ekipeve mjekësore atij iu rikthye frymëmarrja dhe u dërgua në spital, shkruan Gazeta Shneta.
Tanimë gjendja e Valmirit është përmirësuar dhe është liruar për në shtëpi. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Klubit të Llapit, Beqir Batatina.
“Falë Zotit të gjitha analizat i kanë dal mirë. Diku rreth 600 euro kanë shkuar shpenzimet. Por, kjo nuk ka rëndësi. Ne edhe Valin edhe çdo lojtar të Llapin e shohim si pjesë të familjes.Valmiri është liruar nga spitali dhe është dërguar në familje. Gjendja e tij është e mirë”, ka deklaruar Batatina. /Gazeta Shneta/