Sipas asamblistes nga PDK-ja në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në Spitalin Regjional të Gjilanit, në repartin e gjinekologjisë, pacientët që i nënshtrohen lindjes me prerje cezariane po përballen me mungesë të materialeve bazike, duke u kërkuar që një pjesë e tyre të sigurohen privatisht nga vetë pacientët.
Sipas listës së publikuar për një ndërhyrje të tillë, përfshihen materiale si Pej Polyglactin NR-2, oksitocin, konakion, nylan dhe gjilpëra kirurgjikale, me një kosto të përafërt rreth 50 euro për pacient, përcjell Gazeta Shneta.


Vetëm një nga materialet bazike, Pej Polyglactin NR-2, rezulton të ketë kosto rreth 12.50 euro për disa copa.

Ndërkohë, në ambientet e repartit thuhet se mungojnë edhe disa lloje gjilpërash kirurgjikale, të cilat janë pjesë standarde e punës në sallë operative. /Gazeta Shneta/




