Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lista të gjata të pritjes në QKUK, Bekim Haxhiu fajëson menaxherët e ShSKUK-së

Lajme 11/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Listat për ndërhyrje kirurgjike në QKUK, vazhdojnë të jenë të gjata. Në disa nga klinikat e QKUK- së, pacientët duhet të presin deri në një vit për një operacion. E kjo ka bërë që shumë nga ta të gjejnë zgjidhje në klinikat private, të cilat vazhdojnë të përfitojnë nga kjo situatë e krijuar në QKUK. Pacientët detyrohen që të paguajnë çmime të larta, për ndërhyrje në klinikat private.

Një paciente e cila ishte drejtuar në QKUK-së, për operacion të gjurit, i është thënë se duhet të pres më shumë se një vit, pasi që lista e pritjes është shumë e gjatë.

Pacientja tregon për “Indeksonline”, se nuk ka mundur të pres, pasi që po përballej me probleme të shumta, pasi që nuk mund të ecte dhe i është dashur që operimin ta kryej privat. Operim ky i cili asaj i kushtoi hiq më pak se 4500 euro.

Por krejt kjo situatë e krijuar, sipas deputetit dhe anëtarit të Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës Bekim Haxhiu, po bëhet nga menaxheret e SHSKUK-së, të cilëve sipas tij, po u konvenon situata e krijuar, duke bërë që përfitues të jenë klinikat private.

“Kemi të bëjmë me keqmenaxhim dhe keq përdorimnë sektorin e shëndetësisë. Menaxheret dhe udhëheqësit kryesor të sektorit të shëndetësisë,përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, e cila nuk vendos prioritete e saj në sektorin e shëndetësisë dhe bordi i SHSKUK-së si organ kryesor udhëheqës,  i cili ka dështuar në ofrimin e kujdesit publik shëndetësor. Dhe për pasojë gjatë vitit 2022 kemi pasur afërsisht 15 deri në 20 operacione, që kanë dështuar në ditë, në mungesë të anesteziologëve ose për arsye tjera dhe se pacientët janë detyruar që këto shërbime t’i marrin ose këto ndërhyrje kirurgjike, t’i kryejnë në sektorin privat”, tha ai.

Ndërsa thotë se grupe të caktuara të interesit brenda QKUK-së, janë të interesuar që kjo gjendje të vazhdojë, me qëllim që sa më shumë pacientë, të dërgohen në sektorin privat.

“Brenda dy viteve të fundit, kemi rënie të numrit të operacioneve në sektorin publik dhe rritje të operacioneve në sektorin privat. Kjo ka të bëjë kryesisht me interesa të grupeve të caktuara, të cilat shfrytëzojnë pozitat udhëheqëse për të dërguar sa më shumë pacient në sektorin privat”, tha ai.

Sipas tij në disa klinika ku dy vite më parë s’kishe fare listë të pritjes, tashmë pacientët presin deri në një vit.

” Klinika e Kardiologjisë në vitin 2019,  ishte zero lista e pritjes dhe sot është mbi një vit. Ose në Klinikën e Radiologjisë, ku lista me 7 shtator 2020 ishte zero deri në një javë. Ndërsa  sot është më shumë se një vit. Dhe kjo ka të bëjë kryesisht për shkak të bizneseve, që lidhen me sektorin privat. Dhe ata që e kanë  marrë përgjegjësinë, për ta menaxhuar sektorin publik, ato pozita i kanë shfrytëzuar për të dërguar më shumë pacient në sektorin privat”, ka thënë Haxhiu./IndeksOnline/

 

Artikulli paraprakMjekët: Katër grupe njerëzish nuk duhet të hanë kurrë biftek
Artikulli i rradhës Studim: Mungesa e gjumit mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të fëmijëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.