Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Listat e gjata të pritjes, Kadrijaj: Kur pacientët thirren disa nga ta s’janë gjallë

Lajme 01/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia të jap sqarime rreth listave të pritjes për pacientët në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Kadrijaj i ka thënë Vitisë që të ia sqaroj se cila është strategjia e ministrisë që ai drejton, që sa më parë të ulet lista e pritjes për pacientët.

“Ankesat e pacienteve janë për listat e gjata të pritjes për shërbime në QKUK dhe nëpër spitalet rajonale. Ka raste që kur pacientëve iu vjen koha për të marrë shërbimin dhe thirren nga personeli shëndetësor, ata ndoshta s’janë fare gjallë. Kam kërkuar nga ministri të sqaroj sa a janë të gjata listat e pritjes për marrjen e shërbimeve shëndetësore. Ne po flasim për pacientet, s’po bëjmë politikë. Është dëshirë që pacientet të mos presin fare dhe ne neser mund të jemi pacientë të këtyre klinikave”, tha Kadrijaj.

E ministri Vitia tha se listat e pritjes janë trajtuar me prioritet.

“Deri me datën 12 dhjetor është kërkuar nga drejtoret e klinikave, që ta kenë një plan të detajuar për zvogëlim të listes së pritjes. Për mbi një vit kanë listë të pritjes vetëm dy klinika, Kirurgjia Vaskulare dhe Ortopedia. Klinikat tjera kanë lista të pritjes më pak se një vit”, tha ai.

Ndërsa tha se nuk ka lista të pritjes për rastet urgjente. Vitia më tej ka pohuar se nuk mund ai si politikan të shkoj dhe t’ua bëjë planin klinikave për largimin e listave të pritjes, por se një gjë të tillë e ka kërkuar nga drejtorët e klinikave.

“Iu siguroj ju dhe qytetarët dhe kërkoj nga ju që të shkoni ta vertetoni, se rastet urgjente nuk presin asnjë ditë, e asnjë orë në QKUK as në spitalet e përgjithshme në regjione. Dhe unë kisha pas qejf si ju, po sikurse që kanë qef shumë ministra dhe në Kanadë dhe Gjermani në secilin vend ka lista për rastet jo urgjente.  Iu sigurova dhe iu siguroj se s’ka listë të pritjes për rastet urgjente. Është kërkuar plan i detajuar. Unë si politikan s’mund të shkoj të iu bëjë plane klinikave si ti largojnë listat e pritjes.  Nëse është mungesë stafi dhe mungesë e aparaturave, ne veprojmë”, tha ai. /Indeksonline

Artikulli paraprakLidhja potenciale midis marrjes së lartë të aminoacideve dhe rrezikut të diabetit të tipit 2
Artikulli i rradhës Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.