Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Listat e pritjes: Mijëra pacientë në pritje për shërbime në QKUK dhe spitale rajonale

Lajme 28/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mbledhjen e Bordit të SHSKUK-së sot është prezantuar një raport i listave të pritjes në njësitë e SHSKUK-së, QKUK dhe spitale rajonale.

Lista më e gjatë e pritjes në QKUK është në radiologji me 2900 pacientë ku përfshihen shërbime si rezonanca magnetike, CT, USG, Echo Dopler dhe Biopsi, shkruan Gazeta Shneta.

Pas kësaj lista e pritjes më e gjatë është në Kardiologji Invazive me rreth 2600 pacientë që presin për shërbimin e koronarografisë dhe stentimit.

Ortopedia është e treta me rreth 2500 pacientë në listë të pritjes për proteza të gjurit dhe kërdhokulla. Pacientët presin nga viti 2020.

Kirurgjia vaskulare është klinika e radhës me më së shumti pritje. Rreth 1600 pacientë presin për shërbimin e heqjes së venave varikoze.

Klinikat tjera me më së shumti pacientë në lista të pritjes janë Oftalmologjia për kataraktë, ORL për shërbime pediatrike, rinologji dhe laringologji, Kirurgjia e Fëmijëve, Kirurgjia Torakale, Urologjia, Kirurgjia plastike etj.

Ndërkaq në spitalet rajonale më së shumti pacientë presin në Spitalin e Prizrenit me rreth 700 pacientë në listë për MRI, CT, USG dhe kardiologji invazive. Në Pejës për shërbimin e MRI-së, Echo, Mamografi, Kirurgji dhe Urologji presin rreth 410 pacientë.

Lista të pritjes ka edhe në spitalet tjera.

Në Qendrën Klinike Stomatologjike dhe Universitare pacientët presin për dy shërbime, në Ortodonci me rreth 320 pacientë si dhe në Protetikë me rreth 376 pacientë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇka ndodhi sot në Bordin Drejtues të SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Ndërhyrja e hershme gjuhësore ndihmon shumicën e fëmijëve jo të folur me autizëm

Ju sugjerojmë

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.