Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lodhja e syve, shkaktari i një shikimi të mjegulluar

Jetë 14/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë. Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh.

Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë. Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit.

Simptomat e Lodhjes së Syve

Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:

Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve

Lotim ose tharje e syve

Shikim i mjegulluar

Dhimbje koke,

Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.

Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës

Vështirësi në përqendrim

Vështirësi në hapjen e syve.

Shkaktarët Kryesorë të Lodhjes së Syve

Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:

Përdorimi i pajisjeve dixhitale,

Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim

Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,

Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.

Tharja e syrit,

Stresi dhe lodhja

Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë

Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:

Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve

Ekrani reflektohet

Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur

Ekrani ka kontrast të ulët.

Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.

Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar.

Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet dixhitale.

Artikulli paraprakLija e ujit, sëmundja ngjitëse që prekë fëmijet
Artikulli i rradhës Alopecia Areata (AA) – Rënia e Flokeve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.