Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu për veprën e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar Qendra për Informim dhe Përmirësim Social and Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, transmeton Gazeta Shneta.
Ata e kanë quajtur vendimin të papranueshëm dhe kanë bërë thirrje për protestë para Gjykatës së Apelit në Prishtinë.
Përmes kësaj ankese, QIPS dhe PRAK kanë parashtruar katër kërkesa, Gjykata e Apelit të marr një vendim meritor lidhur me këtë rast, Oda e Infermierëve të revokoj licencën e punës së logopedit Iljasa Fazliut, Oda e Mjekëve të marr masa ndaj mjekëve psikiatër/e, nga ku këta të fundit kanë kryer një analizë në shpërputhje me Kodin e Etikës dhe Ministria e Drejtësisë të heqë licencën e ekspertëve Psikiatërve Gjyqësor të përfshirë në këtë rast.
“Bazuar në rastin e fundit të Iljasa Fazliut, ne si QIPS dhe PRAK jemi thellësisht të shqetësuar/a me vendimin e fundit nga gjykata nga ku shpallin po të njëjtin individ të pafajshëm, i cili në Nëntor të vitit 2022, është akuzuar për abuzimin e një fëmiu me autizëm në klinikën e tij private, dhe po i njëjti ende ushtron profesionin e logopedit në kuadër të QKUK-së”, thuhet në reagim.
“Duke u nisur edhe nga fakti që ky individ ka kaluar kaq lehtë në procesin gjyqësor, e dëshmon qartazi një sistem thellësisht të kalbur të drejtësisë, duke mos u ofruar siguri dhe mbrojtje të duhur shërbimeve logopedike për fëmijë. Ky vendim dhe konstatim jo-profesional cenon sigurinë dhe shëndetin e të gjithë fëmijëve të cilët/at marrin shërbime të tilla, e njëkohësisht normalizon tutje dhunën brenda shërbimeve shëndetësore të qytetarëve, duke e transformuar atë si të pa-ndëshkueshme, si në rastin e lartëcekur”, thuhet tutje në reagim.
Protesta pritet pritet të mbahet të enjten, më datë 21 Nëntor 2024, ora 09:00.
Postimi i plotë:
THIRRJE PËR PROTESTË
Bazuar në rastin e fundit të Iljasa Fazliut, ne si QIPS dhe PRAK jemi thellësisht të shqetësuar/a me vendimin e fundit nga gjykata nga ku shpallin po të njëjtin individ të pafajshëm, i cili në Nëntor të vitit 2022, është akuzuar për abuzimin e një fëmiu me autizëm në klinikën e tij private, dhe po i njëjti ende ushtron profesionin e logopedit në kuadër të QKUK-së.
Për më tepër dëshmitë e dalura nga raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike në Kosovë (IPFK) lidhur me këtë rast, paraqesin se po të njëjtit mjekë psikiatër pa vlerësuar fëmiun në fjalë dhe bazuar në audio-incizimet e bëra (të publikuara poashtu për publikun), shpërfillin ofendimet e Fazliut duke “konstatuar” se po të njëjtit fëmijë nuk i’u shkaktuar dëm emocional përgjatë seancës.
Duke u bazuar nga fakti se çfarëdo lloj forme e abuzimit (përfshirë këtu dhe abuzimin emocional) ndaj fëmijëve, si një ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, mund të shkaktojë pasoja afatgjata në shëndetin e tyre mendor, e sidomos kur flasim për fëmijët nën spektrin e autizmit, ne shprehim shqetësim të thellë ndaj mënyrës së hartimit të këtij raporti, i cili shpërfaq ndër tjera jo-profesionalizëm dhe pa-mundëson që ky rast të trajtohet si duhet. Duke u nisur edhe nga fakti që ky individ ka kaluar kaq lehtë në procesin gjyqësor, e dëshmon qartazi një sistem thellësisht të kalbur të drejtësisë, duke mos u ofruar siguri dhe mbrojtje të duhur shërbimeve logopedike për fëmijë.
Ky vendim dhe konstatim jo-profesional cenon sigurinë dhe shëndetin e të gjithë fëmijëve të cilët/at marrin shërbime të tilla, e njëkohësisht normalizon tutje dhunën brenda shërbimeve shëndetësore të qytetarëve, duke e transformuar atë si të pa-ndëshkueshme, si në rastin e lartëcekur.
Për ne, kjo është e pa pranueshme, andaj të Enjten, më datë 21 Nëntor 2024, ora 09:00, thërrasim protestë para Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Kjo protestë parashtron katër kërkesat e mëposhtme:
1. Gjykata e Apelit të marr një vendim meritor lidhur me këtë rast;
2. Oda e Infermierëve të revokoj licencën e punës së logopedit Iljasa Fazliut;
3. Oda e Mjekëve të marr masa ndaj mjekëve psikiatër/e, nga ku këta të fundit kanë kryer një analizë në shpërputhje me Kodin e Etikës;
4. Ministria e Drejtësisë të heqë licencën e ekspertëve Psikiatërve Gjyqësor të përfshirë në këtë rast.
Asnjë sistem i drejtësisë apo i shëndetësisë nuk e ka për obligim strehimin e mëtejm të abuzuesve, por sigurinë e të gjithë shërbim-kërkuesve të këtyre institucioneve dhe respektimin e plotë të standarteve profesionale, andaj ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestë!




