Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lumir Abdixhiku shpalos programin për shëndetësinë: Premton investime milionëshe dhe punësim brenda 6 muajve për çdo student të diplomuar

Lajme 20/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot, kandidati për kryeministër, Lumir Abdxhiku, ka paraqitur programin e tij për shëndetësinë, i cili premton një transformim të thellë të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Me një fokus të fortë tek investimet dhe përmirësimet e infrastrukturës, ky program synon kapërcimin e sfidave të mëdha që ka hasur ky sektor, përcjell Gazeta Shneta.

“Ne besojmë në Kosovë!”, theksoi kandidati, duke shtuar se besimi është i thellë tek mjekët, infermierët dhe gjithë stafi shëndetësor, dhe se çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të marrë shërbim të cilësisë së lartë në atdheun e tij.

Ai beson gjithashtu se Kosova mund të jetë një shembull i transformimit të suksesshëm në rajon, duke lënë pas kapacitetet e vjetruara dhe duke ndërtuar një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.

Pikat kryesore të programit përfshijnë:

Spitali i ri i Kosovës: Një investim 500 milionë eurosh për një spital të ri dhe modern, duke përfshirë një strukturë dhe model të ri. Pas ndërtimit, QKUK-ja aktuale do të rrënohet për t’i hapur rrugën një kompleksi multikulturor që do të përfshijë teatrot dhe muzeumet e Kosovës.

Sigurimi shëndetësor: Aktivizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me një kontribut të përbashkët nga punëmarrësit dhe punëdhënësit prej 3.5%.

Menaxhimi privat dhe ndërkombëtar i spitaleve: Menaxhimi i spitaleve nga kompani private dhe ndërkombëtare për të siguruar menaxhim efikas dhe profesional.

Punësim dhe specializim: Garantimi i punësimit brenda 6 muajve për çdo student të diplomuar në mjekësi dhe mundësia për specializim brenda dy viteve.

Digjitalizimi i sistemit shëndetësor: Krijimi i një sistemi të digjitalizuar për të eliminuar proceset manuale dhe të pasigurta në shërbimin shëndetësor.

Investime në spitalet rajonale: 100 milionë euro për modernizimin dhe transformimin e spitaleve rajonale në qendra ekselence.

Rritja e shërbimeve shëndetësore: Arritjen e normës evropiane për 1 mjek familjar për 1500 banorë dhe shtimin e 500 infermierëve të rinj.

Postimi i plotë:

Artikulli paraprakSapo u ndave? Ja si ta kaloni këtë fazë edhe kur duket e pamundur
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit: Borë në mëngjes, diell e vranësira pasdite

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.