Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“ M ‘fal Kosovë. M’fal që menzi po pres me ikë prej teje…”

Lajme 02/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gresa Berisha , kandidate për studente në Fakultetin e Mjekësisë përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur zhgënjimin që ka marrë nga institucionet kosovare.

Premtime të shumta, por jo të realizueshme kanë bërë që Gresa të vazhdojë studimet larg vendlindjes së saj, raporton Reporteri

Postimi i saj :

Po shkruaj tu e përfaqesu mllefin e 75 studentëve, që presin, qe morën premtime, të mjekësisë së përgjithshme, e që spo bahën dot të tillë. Të mos na kishit premtu që kjo punë ka me u ba, bahet, u ba, mllefi prapë kish qenë ekzistues, se 900 studenta që konkurrojnë për 125 vende janë shumë, po të paktën na kishit kursy prej stresit, tutës, dhunës psikologjike që na keni ba tash e dy javë, tu e ba refresh n’ethe çdo minutë, faqen tuaj me pa nëse keni fillu me zbatu premtimin. Nëse ka mbet edhe nji pikë shprese për ne. Po shkruj, para së gjithash, tu e përfaqësu nji t’ ri kosovar, që kurrë andërr të madhe nuk e ka pas “me dalë në Gjermani”. Për ma keq, inati ja kam marrë kujtdo që më ka thanë “ik prej këtij vendi, këtu send s’ka”. Nji i ri, kosovar, që kurrë s’ka pas dyshime se ku e don të ardhmen, s’kam dyshu kurrë në Kosovën ku kam lindë e këtu du me vdekë. Të kam kushtu shumë vargje Kosova jem. Shumë herë e kam recitu me krenari të madhe Poemën e Kosovarit, saherë ka buçu skena prej ”Jam shqiptar, e kosovar, zot e krenar” që kurrë s’kam mujtë me përfundu pa e qitë nji pikë lot. Kush ka fole keq për jetën në ty, kam thanë që asht dembel e s’ja ka andja me punu, prandaj e fajson sistemin e shtetin. Vargu mu ka zbehë, zani u venitë. 18 vjecare sot, asht shumë herët me u ftofë unë prej jetës në ty. Asht shumë herët me i qu duart prej teje. Unë ty të duhem Kosovë. T’duhen këta 75 studenta. Na të dojna Kosovë. Ti s’po na do neve. Nesër kismet, po shkoj m’i tërheqë dokumentat. Po i përkthej 5-shet e tri viteve shkollë të mesme, po i përkthej 166 pike të provimit të maturës, vlerësimit ma të rremë, vlerësimit ma të poshtër ekzistues, në lista përfundimtare të dështimit po i la 30 pikë të provimit pranues (prej 40 sa janë gjithsej), e po aplikoj për infermiere në Gjermani. Marrëveshjet i keni nënshkru, s’besoj që m’del problem me ikë. Kurrë andërr kaq të cekët s’kam pas. Toka jote më ka degju, Kosova jeme, në parashkollorë kur më ka pyet edukatorja “çka do me u ba kur të rritesh?” që i kam thanë ”doktorreshë”. S’e kam ditë atëherë që toka jote ka me mi shkel andrrat. Edhe kam mësu, natë e ditë. S’ka qene problem, se rrugët e vështira prapë mbesin ma tërheqëse. Po vështirësitë që m’i ke qitë ti janë ba t ‘pakalueshme. M ‘fal Kosovë. M’fal që menzi po pres me ikë prej teje. M’fal shumë që s’po i du ma dështimet n’ty, s’du ma dështime që nuk i meritoj! Po kur krejt të ikin Kosovë. / GazetaShneta/

 

Artikulli paraprakA mund t’i mbroj fëmijët ilaçi i astmës nga shoku anafilaktik
Artikulli i rradhës Rreziqet e mundshme në rastet e shtatëzanisë multiple

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.