Në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale në QKUK është ndërprerë shërbimi i kirurgjisë ortognatike për shkak të mungesës së anesteziologëve dhe materialit për të punuar këto raste. Kirurgjia ortognatike merret me korrigjimin e anomalive të nofullave dhe përmirësimin e raporteve ndërnofullore, raporteve të kockave të fytyrës, raportin e nofullave me bazën e kraniumit. Drejtoresha Mergime Loxha ka thënë se në klinikë punohen rastet tjera që janë më urgjente, dhe se për të rifunksionalizuar këtë shërbim nevojiten edhe dy anesteziolog.
Dr. Mërgime Loxha është drejtoreshë e kirurgjisë Masksillofaciale që nga viti 2021. Ajo ka ndjekur studimet për stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe në Universitetin “UFO” poashtu në Tiranë në vitin 2000, ndërsa në vitin 2006 ka marrë titullin si specialiste e kirurgjisë Maksillofaciale.
Doktoresha Mërgime ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme si dhe punimet e saj janë publikuar në revista ndërkombëtare.
Loxha mban pozitën e drejtoreshës së Kirurgjisë Maksillofaciale në QKUK që nga viti 2021. Në këtë klinikë gjatë këtij viti janë kryer 781 intervenime kirurgjike dhe 2945 vizita specialistike. Si raste dominojnë lëndimet e indeve të buta dhe të forta.
Deri në shtator të vitit 2023 në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale janë pranuar gjithsej 522 pacientë, janë kryer gjithsej 781 intervenime kirurgjike, janë bërë 2945 vizita specialistike në ambulancën specialistike. Po ashtu, gjatë kujdestarisë janë punuar rastet emergjente në bashkëpunim me Qendrën Emergjente. Si raste klinike dominojnë lëndimet e indeve të buta dhe të forta – traumat e regjionit maksillofacial, pastaj tumoret e regjionit maksillofacial. Lista e pritjes për momentin është 83,- tregoi dr. Mërgimja.
Sipas saj për këtë vit jashtë vendit janë dërguar dy pacientë. Njëri pacient me sindrom ‘Crouzon’ dhe pacienti tjetër me defekt të madh në të tretën e poshtme të fytyrës.
Këtë vit për trajtim jashtë vendit janë referuar 2 pacientë, njëri me sindromin Crouzon dhe pacienti tjetër me dg. St post electocutis, me defekt të madh në të tretën e poshtme të fytyrës si rezultat i dëmtimit me elektricitet.
Shërbimet në klinikë si gjithmonë në aspektin klinik janë shumë të mira. Në aspektin e edukimit të vazhdueshëm profesional përvec prezentimeve të specializantëve, këtë vit si klinikë kemi organizuar edhe Kongresin Balkanik të Kirurgëve Maksillofacial dhe Oral, njëherit edhe kemi shënuar 40 vjetorin e themelimit të Klinikës,- shtoi ajo.
Në këtë klinikë është shënuar një rast vdekje brenda këtij viti.
Këtë vit kemi pasur vetëm një rast vdekjeje në klinikë, në muajin mars, – bëri të ditur dr. Loxha
Drejtoresha Mërgime tregoi se si klinikë synojnë të plotësojnë shërbimet kirurgjike me intervenime të rekoonstruksionit të defekteve të indeve të regjionit maksillofacial me llambo mikrovaskulare. Po ashtu ajo tregoi se kirurgjia ortognatike është ndalur dhe listuar edhe arsyet.
Synimet tona në të ardhmen duhet drejtuar në plotësimin e shërbimeve kirurgjike me intervenime që i përkasin rekoonstruksionit të defekteve të indeve të regjionit maksillofacial me llambo mikrovaskulare.
Kirurgjia ortognatike është lëmi e Kirurgjise Maksillofaciale që merret me përmirësimin e raporteve ndërnofullore, raporteve të kockave të fytyrës, raportin e nofullave me bazën e kraniumit. Pacientët që lajmërohen për intervenime të tilla janë kryesisht pacientë që motivin kryesor për intervenim e kanë estetikën e fytyrës. Për momentin shërbimet e Kirurgjisë Ortognatike janë ndalur për disa arsye:
-
Mungesës së anesteziologëve, maksimumi mund të punojmë 2 deri 3 herë në javë dhe këto ditë duhen shfrytëzuar për pacientët me prioritet (tumore, trauma, fëmijë me carje të buzës dhe qiellëzës).
-
Materiali që përdoret për këto intervenime është i kushtueshëm dhe na nevojitet për pacientët me lëndime të eshtrave të fytyrës.
-
Kemi njoftuar drejtorinë se nuk mund të fillojmë me intervenime të tilla derisa të sigurohen dy anesteziologë në klinikë ,- sqaroi ajo.
Sipas doktoreshës Mergime një problem tjetër është edhe ngarkesa me nxjerrje të dhëmëbeve me anestezion total si dhe ka shprehur se kjo klinikë ka nevojë për staf indermieror sidomos për punën në kujdestari.
Problem tjetër kemi ngarkesën e programit operativ me nxjerrje te dhëmbëve me anestezion total, të gjitha rastet nga QKMF-të në Kosovë dhe QKSUK-të për heqjen e dhëmbëve te personat me aftësi të kufizuara referohen në klinikën tonë dhe kjo po e ngarkon programin operativ si dhe në mënyrë direkte po ndikon në listën e pritjes për intervenime kirurgjike me anestezion total. Kemi nevojë për staf sidomos për ndërrimin e natës, gjegjësisht për punën në kujdestari,- përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/




