Shoqata e Mamive të Kosovës janë takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kryetarja e shoqatës, Magbule Elezi, dhe mamitë Razije Musa dhe Shehrije Iberdemaj, kanë kërkuar nga Ahmeti funksionializimin e këshillimoreve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, transmeton Gazeta Shneta.
Mamitë po ashtu kanë kërkuar nga Ahmeti edhe shërbimet e patronazhit apo vizitave të lehonave nëpër shtëpitë e tyre.
Së bashku me mamitë, në takim ka qenë edhe themeluesja e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Leonora Shabani-Bajraktari. /Gazeta Shneta/