Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë nxjerrë udhëzimet vjetore të vaksinave të gripit.
Sipas CDC, është e sigurt që të bëni vaksinën tuaj kundër gripit dhe të merrni dhe një dozë vaksine COVID-19 në të njëjtën ditë, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Në fakt, CDC po këshillon që njerëzit të marrin një dozë vaksine COVID (ose përforcuese, nëse kanë të drejtë) në të njëjtën kohë që ata marrin vaksinën e tyre të gripit.
Shumë barnatore dhe zyra të mjekëve do të kenë në dispozicion të dy vaksinat gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit, dhe njerëzit do të jenë në gjendje të caktojnë një termin për të marrë të dyja injeksionet në të njëjtën ditë.
Rekomandimi i CDC-së për të dhënë të dyja injeksionet në të njëjtin termin vaksine është një azhurnim i udhëzimeve të mëparshme, i cili deklaroi se njerëzit duhet të presin 14 ditë midis vaksinës COVID-19 dhe vaksinave të tjera.
Rëndësia e marrjes së të dy vaksinave
Dr. Andrew Pavia, shef i sektorit të sëmundjeve infektive pediatrike në Universitetin e Utah Health tha për burimin Very Well Health, se me sezonin e gripit në rrugën e tij dhe rreth 90 milionë amerikanë ende të pavaksinuar kundër COVID-19: “Udhëzimi i ri është i rëndësishëm sepse mund të rrisë mundësinë që dikush që vjen për njërën nga vaksinat që ka nevojë mund të marr dhe tjetrën”.
Ekspertët e sëmundjeve infektive si Dr. Pavia shqetësohen se rastet e pakta të gripit që u raportuan vitin e kaluar – ka të ngjarë të ishin për shkak masave anti – COVID si përdorimi i maskave dhe distancimit shoqëror.
“Ne thjesht nuk e dimë se si do të jetë sezoni i gripit këtë vit,” thotë Dr. Pavia. “Merrni të dy vaksinat.” /Gazeta Shneta/