Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja në fazën e dytë të lehtësimit të kufizimeve nga data 18 maj deri më 1 qershor.
Nga sot më 18 maj deri më 1 qershor qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 05:00 deri në ora 21:00.
Nga data 18 maj është lejuar plotësisht tregtia me pakicë, puna për dentistët dhe fizioterapeutët, flokëtarët, tregu i gjelbër, ndërsa gastronomia do të mund të shërbej kafe dhe ushqime “merre me vete”. Tabelën e plotë mund ta bizneseve mund ta shihni më poshtë.
Poashtu Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që të rihapen objektetet fetare.
Gjatë fazës së dytë Ministria e Shëndetësisë në varësi nga situata epidemiologjike dhe numri i të infektuarve, do të rishikohet hapja e parqeve, tregjeve tjera, palestrat, qendrat e kudjesit ditor dhe qendrat tregtare.
Kujtojmë se nga data 18 maj deri më 1 qershor bizneset nuk duhet të lejojnë më shumë se 1 person në 8 metra katror.
Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. Këtë duhet ta bëni përmes numrit të telefonit 038 200 80 800. Mos shkoni tek mjeku pa telefonuar në këtë numër. /Gazeta Shneta/