Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Në pikën 24 të këtij vendimi është lejuar mbajtja e tubimeve në hapësira të mbyllura deri në 30 persona, ndërsa në hapësira të hapura deri në 50 persona, shkruan Gazeta Shneta.
Në pikën 27 të vendimit ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare, ndërsa pika 28 ndalon ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, përveç pjesëmarrjes së ngushtë familjare.
Me këtë vendim është ndryshuar edhe orari i lëvizjes për qytetarët. Në komunat të cilat kategorizohen me rrezik të lartë, lëvizja për qytetarë ndalohet nga ora 21:30 deri në 05:00. Gastronomia dhe qendrat tregtare në këto komuna lejohen të punojnë deri në ora 21:00.
Ndërkaq në komunat të cilat kategorizohen me rrezik të ulët dhe të mesëm, lëvizja e qytetarëve ndalohet nga ora 22:00 deri në 05:00. Gastronomia dhe qendrat tregtare lejohet të punojnë deri në ora 22:00. /Gazeta Shneta/