Qeveria e Kosovës ka publikuar sot vendimin për masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte në ora 18:00.
Në pikën 3 të këtij vendimi obligohen të gjitha universitetet dhe kolegjet që të organizojnë ligjëratat online, ndërsa lejohen ushtrimet dhe praktika, shkruan Gazeta Shneta.
“Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së”, thuhet në vendim.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë. /Gazeta Shneta/
Ky është vendimi zyrtar i Qeverisë për masat e reja të cilat hyjnë në fuqi nesër në ora 18:00