Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mashtrimi i ministrit Ismaili me fotografitë e barnatoreve në QKUK

Lajme 14/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka bërë një mashtrim të opinionit kur ka postuar fotografitë e barnatoreve të reparteve duke i cilësuar ato si barnatore të klinikave në QKUK. Këto fotografi shfaqin gjendjen e barnatoreve të reparteve, por nuk shfaqin gjendjen reale të barnatoreve të klinikave të cilat janë në gjendje më të mirë

Me këto fotografi të barnatoreve të reparteve të cilat shihen se janë në gjendje mjaft të keqe, Ismaili ka përmendur projektin “Transformimi Farmaceutik”, i cili sipas tij parasheh që të krijohen 14 barnatore të klinikave dhe rreth 90 të reparteve.

E vërteta është se gjendja në barnatoret klinike nuk është kjo që e ka paraqitur Ismaili me këto fotografi. Barnatoret klinike menaxhohen nga zyrtarët e Barnatores Qendrore, ndërsa barnatoret e reparteve janë nën përgjegjësinë e infermiereve, shkruan Gazeta Shneta.

Në fakt kjo ngatërresë është bërë qysh në nisje të këtij projekti. Menaxherja e projektit Edona Dujaka i ka vendosur fotografitë e barnatoreve të reparteve në projektin e saj të cilin e ka paraqitur edhe para Bordit Drejtues të SHSKUK-së për miratim në korrik të vitit të kaluar. Këto fotografi i ka paraqitur si gjendjen momentale të barnatoreve të klinikave.

Të njëjtat fotografi i ka shfrytëzuar edhe Ismaili për të reklamuar punën e tij në Facebook, por që në fakt ka bërë një mashtrim të opinionit pasi këto fotografi nuk pasqyrojnë gjendjen reale të barnatoreve të klinikave.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të barnatoreve të klinikave në QKUK dhe gjendjen e barnatoreve të reparteve. Gazeta Shneta ka raportuar për dyshimet që janë ngritur lidhur me këtë projekt. Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK nuk kanë pranuar të japin detaje dhe koston e projektit, e këtë gjë nuk e ka bërë as Ismaili në postimin e tij. Menaxhmenti i QKUK-së ka punësuar përgjegjës për barnatore të klinikave të cilat nuk janë funksionalizuar ende, ndonëse projekti ka nisur para rreth 9 muajsh. /Gazeta Shneta/

Barnatore e repartit në Pediatri

 

 

 

Barnatorja e Klinikës së Pediatrisë
Barnatore e repartit në Dermatologji/Pulmologji
Barnatorja e Klinikës së Dermatologjisë dhe Pulmologjisë
Barnatore e repartit në Interno
Barnatorja e Klinikave të Internos
Artikulli paraprakElita Rudi në top-formë një muaj pas lindjes
Artikulli i rradhës Kardiokirurgët italianë kryejnë katër operacione të hapura në zemër në QKUK

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.