Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Materniteti në Kosovë ku kryhen më pak se 10 lindje në vit

Lajme 15/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jo më shumë se 10 gra ia mësyjnë maternitetit të komunës së Lipjanit për të kryer lindjen e fëmijës së tyre. Ky numër kaq i vogël ndodhë për shkak të kushteve të mjerueshme në sallën e lindjes

Besarta Gashi

Në sallën e lindjes në Maternitetin e komunës së Lipjanit nuk është investuar prej më shumë se 20 viteve. Kushtet e mjerueshme bëjnë që të kryhen më pak se 10 lindje brenda një viti. Kjo është arsyeja pse nënat e kësaj komune drejtohen në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Shemsie Jezerci, koordinatore dhe motër kryesore në këtë maternitet, thotë se objekti është shumë i vjetruar dhe ka mungesë të mjeteve elementare për kryerjen e një lindje.

“Kemi mungesë të gërshërëve e deri tek materiali i fundit. Salla e lindjes është jo aq funksionale pasi tavolina daton prej 20 viteve dhe nuk është bërë asnjë investim në sallë”, deklaron Jezerci.

Në mungesë të kushteve për shërbime sekondare, ky institucion kryen vetëm shërbime primare. Gratë shtatzëna mund të kryejnë kontrolla si dhe të marrin këshilla për gjidhënien dhe të tjera.

Në Maternitet punojnë vetëm dy gjinekologë, ndërsa gjatë natës pacientet pranohen vetëm nga mamitë.

Qendra posedon 3 dhoma me gjithsej 10 shtretër, numër ky mjaft i vogël për të pranuar numrin e nënave që lindin përgjatë vitit në këtë komunë.

Materniteti shfrytëzohet edhe për shërbime tjera primare si marrjen e infuzioneve dhe të tjera duke ndihmuar Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Jezerci ka bërë të ditur se në bashkëpunim me UNICEF-in kanë filluar vizitat shtëpiake.

“Nëpërmjet këtyre vizitave ne i mbështesim nënat pas lindjes qysh në ditën e tretë deri kur fëmija mbush 3 vjeç. Para 9 muajsh kur kemi filluar projektin dhe deri më tani kemi kryer rreth 250 vizita”, ka deklaruar ajo.

Drejtori i QKMF-së në komunën e Lipjanit, Agim Krasniqi, thotë se është e pamundur që materniteti të kryej shërbimet sekondare.

Ai thotë se gjinekologët thirren gjatë ndërrimit të natës, por vetëm në rastet e lindjeve me rrezik të ulët. Krasniqi ka deklaruar se investimi në maternitet duhet të kryhet nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ka shtuar se pritet të merret një donacion për të shtuar numrin e stafit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKy është fëmija që lindi në muajin e pestë, por u rrit i shëndetshëm dhe madje u bë pjesë e reklamave
Artikulli i rradhës Në Spitalin ‘Euromed’ fillon puna me rezonancën magnetike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.