Gjatë ditës së sotme mbahet Ecja Tradicionale “Zbulim i hershëm – Mbijetesë”, në kuadër të muajit tetor i cili shënon luftën kundër kancerit të gjirit.
“Si çdo vit, edhe këtë vit ju ftojmë të na bashkoheni në ecjen tradicionale me 26 Tetor në ora 12:00 para Teatrit Kombëtar. Zbulimi i hershëm është mbijetesë”.
“Ky manifestim tradicional ka për qëllim vetëdijësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit si dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për krijimin e kushteve me te mira per zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/