Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbahet Kongresi për shëndetin e gruas dhe meshkujve, shtatzëninë e riprodhimin human

Lajme 12/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekë shqiptarë, dhe kolegë të tyre me emër në Evropë, ShBA u mblodhën në Durrës në Kongresin e 2-të Ndërkombëtar ku në fokus të diskutimeve ishin çështjet që lidhen me kujdesin prenatal, riprodhimin human dhe andrologjisë.

Ky kongres synon shkëmbimin e informacioneve dhe njohjen me praktikat më të avancuara që lidhen me mjekësinë fetale dhe Neonatale, shëndetin e gruas, shtatzëninë, riprodhimin human, shëndetin e meshkujve, si dhe zhvillimet bioteknologjike në fushën e shëndetit.

Organizatori këtij kongresi Arben Rrugia drejtor i maternitetit Koço Gliozheni në fjalën përshëndetëse u shpreh se “Ky kongres, ka të njëjtën qasje moderne ashtu si politikat e tjera në Shqipëri, me qellim kryesor integrimin në Bashkimin Europian dhe përpiqet të ilustroje sfidat që vendi ynë përballet në fushën e politikave shëndetësore.

Ky kongres ka si qëllim përfundimtar realizimin e protokolleve të cilat do të jenë ato që do të na udhëheqin në trajtimin me efikasitet të të gjitha patologjive në fushën e obstri gjekonologjisë. Një falënderim të veçantë për të gjithë kolegët e huaj që na kanë mundësuar arritje e këtij rezultati si dhe mundësinë që na japin me anë të marrëveshjeve të ndryshme të cilat po i konkretizojmë për rritjen dhe kualifikimin e personelit mjekësor të maternitetit tonë dhe mjekëve të tjerë në fushën e obsetri gjekonologji.

Folësit në këtë kongres theksuan se vlera për të ruajtur jetën, e promovuar shëndetin e gruas është lidhur me implementimin progresiv të teknologjive në fushat bio-mjeksore, duke investuar në edukimin dhe trajnimin e gjeneratave të reja.

Po ashtu edhe duke edukuar pacientët e së ardhmes të kuptojnë të drejtat e tyre, që të jenë të ndërgjegjshëm për shëndetin, në mënyrë që të kenë besim në shërbimet shëndetësore dhe cilësinë që i ofrohet nga i gjithë komuniteti mjekësor./Shqiptarja/

Artikulli paraprakKëto gjëra që po i bëjnë nënat gji dhënëse, po i dëmtojnë foshnjet
Artikulli i rradhës Në çfarë moshe duhet t’ia mësoni rregullat e jetës fëmijës, e tregon psikologia

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.