Oda e Stomatologëve të Kosovës ka mbajtur nga 16 deri më 18 tetor një punëtori tre-ditore me qëllim plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të saj.
Gjatë punëtorisë u shqyrtuan nenet e Statutit ekzistues dhe u propozuan ndryshime që synojnë modernizimin e dokumentit, rritjen e efikasitetit institucional dhe përshtatjen me nevojat aktuale të komunitetit profesional të stomatologëve, transmeton Gazeta Shneta.
OSK-ja njofton se Statuti i plotësuar dhe i ndryshuar do të dalë së shpejti në diskutim publik, duke ofruar mundësinë që anëtarët dhe komuniteti i gjerë profesional të japin kontributin e tyre për hartimin e dokumentit final./Gazeta Shneta/



