Në Zyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, dr. Curr Gjocaj, sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues të Njësisë Kosovare të Bioetikës në UNESCO(Haifa)Chair in Bioethics, një nga temat e diskutimeve ishte edhe organizimi i konferencës njëditore me rastin e Ditës Botërore të Bioetikës, më moton “Barazia, Drejtësia dhe Paanshmëria” që do të mbahet më 19 tetor, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë takim u caktua Këshilli Organizitiv prej pesë anëtarve.
Konferenca u hap më citatin:
“Ne anëtarët e rrjetit nderkombëtar të bioetikës në UNESCO(Haifa)Chair in Bioethisc, obligohemi që më të gjitha kapacitetet tona themelore intelektuale si ; sjellja etike, qytetaria, profesionalizmi, të menduarit kritik , gjykimi logjik, respektim dhe toleranca e diversitetit etnik, fetar, social dhe politik, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në mënyrë efektive me të tjerët, aftësia për t’iu përgjigjur reagimeve si dhe aftësia për të zgjidhur konfliktin në situata të caktuara gjithmonë duke u bazuar në parime etike”.