Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A i mbajnë foshnjat në mend fjalët e dëgjuar para lindjes?

Këshilla për shtatzëna 15/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet kanë treguar se ekspozimi i përsëritur i një “pseudo fjale” gjatë fazave të fundit të shtatzënisë shkakton reagimin e trurit të foshnjës ndaj saj.

Në qoftë se ju doni t’i flisni fetus-it që keni në bark, bëjeni këtë. Studimet tregojnë se foshnjat zhvillojnë një kujtesë të fjalëve që ata dëgjojnë shpesh para se të linden, transmeton Gazeta Shneta.

“Ne besojmë që kjo tregon se sa mirë përshtatet në këtë fazë truri ndaj tingujve. Kjo është një shenjë e të mësuarit shumë të hershëm të gjuhës ose përshtatjes me tingujt që ato dëgjojnë”, thotë Dr. Minna Huotilainen, docente në Qendrën Finlandeze të Ekselencës në Studimet Ndërdisiplinore të Muzikës në Universitetin e Helsinkit.

“Një foshnjë e porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) nuk është një pëlhurë e zbrazët, por tashmë ka mësuar se si flasin nëna dhe pjesëtarët e tjerë të familjes”.

Mund të duket e habitshme që foshnjat mund të sjellin ndërmend tinguj që ata i kanë dëgjuar në barkun e nënës, veçanërisht duke marrë parasysh që truri i tyre po zhvillon ende lidhjet që i lejojnë ata të përpunojnë çdo gjë. Megjithatë ka shenja që fetuset kujtojnë tinguj.

“Tashmë ka disa prova që fetuset mund të mësojnë dhe që foshnjat mund të kujtojnë këngë ose pjesë të foluri nga periudha fetal-e”, thotë Huotilainen.

Studiuesit testuan memorien e fetuseve finlandeze duke i ekspozuar ata ndaj një fjale të vetme “tatat”, që nuk ka kuptim në gjuhën finlandeze.

“Kjo është një e ashtuquajtur pseudo fjalë, e cila është e rëndësishme për studimin. Ajo ka tre rrokje dhe ne e zgjodhëm këtë fjalë të gjatë, për ta bërë sfiduese për trurin e vogël të foshnjave për të gjetur ndryshimet dhe për t’u dhënë atyre një diçka të vështirë për të mësuar”, thotë Huotilainen. “Një fjalë e tillë mund të ekzistonte në finlandisht. Ajo u bindet të gjithë rregullave të gjuhës finlandeze”.

Nga java e 29-të e shtatzënisë deri në lindje, rreth gjysma e 33 grave shtatzëna, e dëgjuan këtë fjalë të regjistruar me qindra herë. Disa herë regjistrimet e paraqisnin këtë fjalë me një rrokje të ndryshme ose të shqiptuar ndryshe.

Pas lindjes, studiuesit përdorën skanime për të testuar aktivitetin në trurin e të gjithë foshnjave kur ata dëgjonin këtë fjalë. Ata që e kishin dëgjuar atë më parë shfaqën një reagim të shtuar ndaj kësaj fjale specifike. Ata ishin në gjendje ta përpunonin këtë fjalë më mirë dhe të zbulonin ndryshimet në të.

Huotilainen thotë se ky lloj të mësuari i zbuluar nga studimi ndodh ndoshta në fazën e vonë të shtatzënisë, megjithëse kjo gjë nuk është studiuar ende. Foshnjat fillojnë të dëgjojnë pothuaj në mesin e shtatzënisë.

Fakti që të mësuarit prej tingujve të përsëritur ndodh qysh kur fëmijët ndodhen në barkun e nënës do të thotë që të mësuarit e gjuhës nuk fillon në ditën e parë në momentin e lindjes por qysh kur fëmija dëgjon tingujt nga uterus (mitra). Është me të vërtetë shumë e mahnitshme që truri i fetusit të ketë një kapacitet të tillë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit duke e pasur këtë informacion?

Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm që fetusi mund të dëgjojë diçka nga bota jashtë dhe të mësojë prej saj. “Flisni gjatë shtatzënisë. Ju mund t’u flisni të tjerëve ose fetusit tuaj në qoftë se doni”, përfundon Huotilainen./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkaqet që mund t’u lënë të vdekur gjatë marrëdhënieve seksuale
Artikulli i rradhës Mos i puthni kurrë duart e të porsalindurit, deri në javën e pestë

Ju sugjerojmë

Gjinekologët amerikanë publikojnë për herë të parë kalendarin e vaksinimit për gratë shtatzëna

12/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Gjumi i çrregullt mund të dëmtojë kujtesën dhe fjalorin te fëmijët e vegjël

11/06/2026 Jetë

Studimi: Barnat për dobësim në fazat e hershme të shtatzënisë nuk rrisin ndjeshëm rrezikun për fetusin

10/06/2026 Jetë

Zbulimi që ndryshon gjithçka: Jo vetëm nënat, edhe baballarët mund të dëmtojnë foshnjën para konceptimit

10/06/2026 Jetë

Komplikimet gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës së fëmijëve në të ardhmen

10/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Një pajisje e re mund të monitorojë në vazhdimësi shëndetin e foshnjës gjatë shtatzënisë

08/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.