Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbarëvajtja e shtatzënisë dhe përgatitja për lindje, interviste me gjinekologun Dr. Memli Morina

Lajme 28/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një video të publikuar nga Gazeta Shneta, Dr. Memli, një ekspert i njohur në fushën e mjekësisë, ndau disa mendime të rëndësishme lidhur me shëndetin e nënave dhe fëmijëve. Kjo video është një burim i vlefshëm për çdo nënë dhe familje që dëshiron të kuptojë më mirë praktikat më të mira për mirëqenien e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Një nga pikat kyçe të diskutimit të Dr. Memlit ishte rëndësia e kujdesit parandalues dhe kryerja e kontrolleve të rregullta mjekësore. Ai theksoi se këto kontrolle janë thelbësore për zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore, të cilat mund të jenë të lehta për t’u trajtuar në fazat e para, por shumë më të vështira nëse zbulohen më vonë. Dr. Memli u bëri thirrje nënave të mos neglizhojnë asnjëherë vizitat e tyre te mjeku gjatë dhe pas shtatzënisë, duke u siguruar kështu që gjithçka është në rregull si për veten ashtu edhe për foshnjën e tyre.

Prej dyshimeve të para për shtatzani është vonesa e ciklit, por jo cdo grua e ka te rregullt ciklin, por ato të cilat ciklin e kanë të rregullt dhe vonesa ndodh për 4 apo 5 ditë, ato duhet të konsultohen me një profesionift shëndetsor, në këtë mënyrë kuptojnë se a ka apo jo shtatzani.
”Për fat të mirë ka pak shtatzani jasht mitre, por mund të jenë komplikime serioze, pra për këtë arsye është mirë që të arsyje me kontrollim konfirmohet edhe shtatzania por edhe vendosja e saj” ka shtuar Dr. Morina

Në pjesën e ndarjeve të tre mujorve nuk është se ka ndonjë kufi shumë të prerë, shtatzania normal zgjat 280 ditë ose 40 javë, kurse sa i përket në tre mujorin e parë gruaja adaptohet me trupin e shtatzënës por ka edhe shenja të ndjesis së vjelljes, vjelljeve të vazhdueshme, ndryshimi i humorit dhe përgjumjen, pastaj në tre mujorin e mesëm është periudha më e këndshme e shtatzanisë, trupi është adaptuar me ndryshimet dhe nuk ka pasur shumë ndryshim në fizik pra kjo e lejon gruan shtatzënë të punoj, ecë, vrapoj, udhëtoj pa asnjë komplikim.
Tre mujori i fundit është faza kur ndodh rritja e madhe e bebes dhe cdo javë barku i gruas shtatzanë ndryshon shumë dhe manifestohet me shumëllojshmëri të ankesave, si mungesa e gjumit, dhimbja e nyjeve, e këmbëve etj.” ka deklaruar Memli Morina.

Numri i kontrollave gjatë gjithë shtatzanisë duhet të jenë 8 deri në 10.
Përmes këtyre kontrollave ne i parandalojmë problemet, ideja është që të merren këshilla dhe medikamentet e nevojshme kur problemi është akoma i menagjueshëm.

Sa i përketë dy llojeve të lindjes mes asaj vaginale dhe cezariane, Dr. Memli këshillon që lindjet në parim duhet të jenë vaginale por nëse ka ndonjë problem atëherë duhet të vazhdojm me lindje cezariane.

Theksoi se periudha pas lindjes mund të jetë shumë sfiduese dhe stresi mund të ketë ndikime negative në mirëqenien e nënës dhe të foshnjës, ”rekomandoi që nënat të dalin me karrocat e tyre të cilat edhe njihet si ”paisja e parë e fitnesit” dhe të ecin e të shëtisin për tiu shmangur stresti, depresionit dhe emocioneve jo të mira që bëjnë pjesë në këtë grup, gjithashtu duhet të kërkojnë mbështetje emocionale dhe të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë profesionale nëse ndihen të mbingarkuara ose të stresuara.” ka deklaruar gjinekologu, Dr. Memli Morina.

Videoja e Dr. Memlit është një burim i çmuar që ofron këshilla të vlefshme dhe praktike për nënat dhe prindërit në përgjithësi. Duke ndjekur këshillat e tij, familjet mund të sigurojnë një fillim të shëndetshëm dhe të fortë për jetën e fëmijëve të tyre./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët po zhvillojnë një vaksinë të bazuar në mRNA kundër gripit të shpendëve H5N1
Artikulli i rradhës Studimi i ri zbulon se procesi i shtatzënisë arrin të fiton 50 000 kalori më shumë gjatë nëntë muajve

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.