Drejtoresha e Qendrave të ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr.Rochelle Walensky, njoftoi se 1.3 milionë mësimdhënës në ShBA janë vaksinuar.
Walensky e shpall këtë fakt si një “përparim thelbësor” drejt vaksinimit të mësimdhënësve, ndërkohë që afati i fundit për vaksinimin e tyre është deri në fund të këtij muaji shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Ky është një përparim thelbësor drejt qëllimit tonë për t’i vaksinuar mësuesit dhe stafin e shkollës deri në fund të marsit”, tha Ëalensky
Tutje, ajo bëri të ditur se së bashku me Departamentin e Arsimit do të vazhdojë diskutimi rreth rihapjes së shkollave dhe për sigurimin e masave mbrojtëse anti covid./GazetaShneta/