1 mijë e 480 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi nga 3 mijë e 702 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 1 mijë e 435 qytetarë të tjerë ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Aktualisht në nivel vendi janë 10 mijë e 684 raste pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 115 doza të vaksinës ani-COVID.
Me një dozë të vaksinës janë vaksinuar mbi 903 mijë qytetarë, me dozën e dytë janë dhënë mbi 824 mijë qytetarë, me dozën e tretë mbi 104 mijë qytetarë ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 306 qytetarë.
Autoritet apelojnë në vazhdimsi qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.
Që nga 13 marsi i vitit 2020 e deri më tani COVID-19 ka prekur mbi 250 mijë qytetarë, prej tyre mbi 3 mijë kanë vdekur ndërsa mbi 236 mijë qytetarë janë shëruar. /Gazeta Shneta/




