Numri i pacientëve të infektuar me variantin Delta është rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara.
Si rezultat i përhapjes së shpejtë të virusit, numri i pacientëve të hospitalizuar ka tejkaluar shifrën prej 100 mijë shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, gjithsej 101,433 pacientë me Covid janë të shtrirë në spitale, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Humane.
Gjatë muajit të fundit, numri i pacientëve të hospitalizuar është dyfishuar.
Javën e kaluar, më shumë se 500 pacientë me Covid janë pranuar në spitale, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Pranimi i pacientëve me Covid është rritur gjatë muajit korrik, pasi varianti Delta u bë dominues në vend.
Deri më tani, jugu i ShBA-së është epiqendra e shpërthimit të fundit të virusit, por numri i pacientëve të hospitalizuar është rritur në mbarë botën./GazetaShneta/




