Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin r Përgjithshëm në Pejë janë kryer 122 ekzaminime me rëntgen, si pjesë e shërbimeve diagnostikuese për pacientët.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë së njëjtës periudhë janë realizuar edhe 535 vizita specialistike, ndërsa 29 pacientë janë pranuar për trajtim.
Aktualisht në këtë institucion shëndetësor janë 183 pacientë të shtrirë, ndërsa 243 pacientë kanë kryer gjithsej 3,169 analiza laboratorike.
Sa i përket ndërhyrjeve mjekësore, gjatë ditës së djeshme janë realizuar 13 operime, ndërsa janë kryer edhe 33 trajtime me dializë.
Në repartin e maternitetit janë regjistruar dy lindje, ku kanë ardhur në jetë një djalë dhe një vajzë.
Ndërkohë, në kuadër të shërbimeve diagnostikuese janë kryer edhe 46 ekzaminime me ultrazë, 12 rezonanca magnetike (MRI), 6 ergometri, 3 ehokardiografi dhe 6 kolonoskopi.
Po ashtu, pacientët kanë marrë edhe 48 shërbime fiziatrike, sipas të dhënave nga spitali./Gazeta Shneta/




