19 mijë e 519 persona janë aktivë me COVID-19 në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, e cila vazhdon të kërkoj nga qytetarët te zbatohen masat dhe të kryhet vaksinimi, shkruan Gazeta Shneta.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747.841 doza të vaksinës.
Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 801.524 qytetarë.
Kujtojmë që me 22 janar kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, të cilat do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt./Gazeta Shneta/