Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 2 milionë euro në tre muaj për shërimin e pacientëve jashtë vendit

Lajme 03/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shkak të mungesës së kushteve për trajtim në institucionet publike shëndetësore të Kosovës, pacientët kosovarë po detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit.

Numri i pacientëve që kërkojnë shërim jashtë Kosovës është mjaft i madh. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, ndihmë kanë kërkuar 430 pacientë me sëmundje të ndryshme, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas raportit të Zyrës së Trajtimit Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike të MSH-së në periudhën  Janar-Mars 2017 ka pasur 225 raste urgjente, me probleme të zemrës 159, oftalmo 78, 15 fëmijë me leukemi dhe 193 raste të tjera.

“Për mbulimin e këtyre rasteve, MSh në tre mujorin e parë ka shpenzuar 2.1 milionë euro, prej të cilave një pjesë e konsiderueshme janë shpenzuar për mbulimin e të gjitha rasteve të leukemive”, ka bërë të ditur Zyra për Informim e MSH-së.

Kërkesa për shërim jashtë vendit përgjatë një viti kalon shifrën prej mbi 1 mijë pacientë. Ata kërkojnë ndihmë jo vetëm nga MSH-ja, por për raste të kushtueshme edhe nga qytetarët.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, kosovarët kanë shpenzuar rreth 150 milionë euro vetëm vitin e kaluar për shërim jashtë vendit.

Ndërsa sipas ekspertëve, shpenzimet do të zvogëloheshin sikur në Kosovë do të implementohej ligji për sigurime shëndetësore.

Ky ligj dështoi edhe këtë vit, pasi u shty mbledhja e premiumeve e paraparë të fillonte më 1 korrik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA janë këto mamatë shqiptare më të bukura, ja fotot e tyre nga plazhi (Foto)
Artikulli i rradhës Këto janë disa dobi shëndetësore të synetisë që duhet t’i dini

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.