Janë bërë pothuajse 22 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, ku sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 21.668.
Që nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,002 persona, ndërkaq janë shëruar 161.726, shkruan Gazeta Shneta.
Vaksinimi po vazhdon në proces të rregulltë.
Sipas MSh që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.
Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse me dozën përforcuese 44.143./Gazeta Shneta/