Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë realizuar mbi 2 mijë e 600 ekokardiografi, sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor.
Ekokardiografia konsiderohet një nga mjetet kryesore diagnostikuese në kardiologji, pasi mundëson vlerësimin e strukturës dhe funksionit të zemrës. Gjatë procedurës, mjekët specialistë përdorin sondën e ekos për të marrë imazhe të detajuara të zemrës në kohë reale.
Nga spitali theksohet se kjo procedurë është e padëmshme, pa dhimbje dhe mund të përsëritet sipas nevojës për monitorimin e gjendjes së pacientit.
Sipas njoftimit, numri i realizuar i ekzaminimeve pasqyron kërkesën për këtë shërbim dhe aktivitetin e kardiologëve në ofrimin e diagnostikimit të saktë për pacientët./Gazeta Shneta/




