28 mijë e 823 raste aktive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri më i lartë i rasteve është në komunën e Prishtinës, me 5 mijë e 549 raste aktive me COVID-19, e pasuar me Pejën me 1 mijë e 968 raste , Gjilani 1 mijë e 578 dhe Prizren, 1 mijë e 394, shkruan Gazeta Shneta.
Tutje sipas të dhënave të fundit nga IKShPK, thuhet se 8 qytetarë kanë humbur jetën si shkak i infektimit me COVID-19 dhe 754 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19./Gazeta Shneta/