Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 290 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Indi

Lajme 12/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 290 persona humbën jetën kur një aeroplan i Air India që udhëtonte për në Londër me 242 persona në bord u rrëzua disa minuta pasi u ngrit nga qyteti perëndimor i Ahmedabadit të enjten, thanë autoritetet, në katastrofën më të keqe të aviacionit në botë në një dekadë.

Midis të vdekurve ishin edhe njerëz në tokë, ndërsa avioni – i drejtuar për në Aeroportin Gatwick, në jug të kryeqytetit britanik – u rrëzua në një konvikt të kolegjit mjekësor gjatë orës së drekës.

Të paktën një pasagjer dihet se ka mbijetuar, tha policia, dhe burri u tha mediave indiane se si kishte dëgjuar një zhurmë të lartë menjëherë pas ngritjes.

“Rreth 294 persona kanë vdekur. Kjo përfshin disa studentë, ndërsa avioni u rrëzua në ndërtesën ku ata po qëndronin”, tha Vidhi Chaudhary, një oficere e lartë e policisë shtetërore, për Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha se policia gjeti një të mbijetuar që ishte në vendin 11A, pranë një daljeje emergjence, duke shtuar se mund të ketë më shumë të mbijetuar në spital.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj avioni u rrëzua”, tha 40-vjeçari Ramesh Viswashkumar për Hindustan Times, e cila tregoi në internet një biletë hipjeje për vendin 11A me atë emër.

Artikulli paraprakTentoi ta shpëtonte të birin, dyshohet se nëna e djali nga Kosova u mbytën në pishinë
Artikulli i rradhës Policia e Mitrovicës së Jugut nis fushatë vetëdijësuese për mbrojtjen e fëmijëve në trafik

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.