Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 300 persona infektohen nga “zhuga”

Lajme 13/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 300 persona të infektuar me sëmundjen e zgjebes, apo siç njihet në popull “zhuga”, këtë vit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shtimi i numrit të rasteve është shqetësues për stafin e kësaj klinikeje. Ndrëkaq, zyrtarë të Inspektoratit Sanitar të Kosovës i thanë Radio Kosovës se nuk janë të njoftuar nga institucionet shëndetësore lidhur me situatën aktuale.

Rritja e numrit të të infektuarve më zgjeben apo zhugën siç njihet në popull, ka shqetësuar edhe stafin e Klinikës së Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mybera Ferizi, dermatologe, tha për Radio Kosovën se çdo ditë pranojnë raste të reja që janë të infektuar nga zgjebja apo zhuga.

“Sigurisht në vendet e zhvilluara nuk ekziston, ose edhe nuk e dallojnë zgjeben se cila është… e ne kemi çdo ditë raste të reja të pacientëve. Familjarët kryesisht fëmijët i çojnë në klinikë, i çojnë edhe i trajtojnë si alergji, ku trajtimi bëhet me muaj dhe ku pastaj domosdo ngjitet edhe te anëtarët e tjerë”, tha ajo.

Dermatologia Ferizi tregon se cilat janë vendet që janë me të atakuara nga ky infeksion.

“ Çerdhet, shkollat,konviktet,besa kemi edhe një numër të pacientëve që kur ua marrim anamnezën, thonë që po shkojnë në këto palestra”, tha ajo.

Ndërsa, kryeinspektori sanitar në Inspektoratin Shëndetësor të Kosovës, Ibrahim Tërshnjaku, fajëson institucionet shëndetësore që nuk i kanë njoftuar lidhur me këtë situatë.

“Deri sa nuk jemi të informuar, nuk kemi njohuri për rastet e këtilla. Përndryshe, ne na obligon ligji që në raste të tilla të sëmundjeve ngjitëse dhe raportimit te profesionistët nga institucioneve shëndetësore ne të marrim masa adekuate me dispozitat ligjore që na takojnë. Dhe për raste të tilla për të cilat nuk kanë raportuar, janë përgjegjës institucionet shëndetësore apo përgjegjësit e atyre institucioneve që nuk kanë raportuar për sëmundjet ngjitëse”, tha ai,

Sipas raportimit nga Klinika e Dermatologjisë te drejtoria e SHSKUK-së, del se në pesë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 329 raste, ku në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 107 raste të infektuar me zgjeben.

Artikulli paraprakShkencëtarët gjejnë diçka të fshehtë në skanimet e ultrazërit që nuk e kemi ditur deri më tani
Artikulli i rradhës ‘Bejtush Jaha ka punësuar renë e vëllait në Spitalin e Ferizajt’

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.