Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin ditor për shërbimet mjekësore, duke theksuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,585 analiza laboratorike për gjithsej 331 pacientë.
Përveç analizave, spitali ka ofruar edhe një numër të madh shërbimesh të tjera:
– 511 vizita specialistike;
– 57 pacientë të rinj janë shtruar për trajtim;
– 218 pacientë gjenden aktualisht të hospitalizuar;
– Janë realizuar 6 lindje (3 djem dhe 3 vajza);
– Janë kryer 7 ndërhyrje kirurgjikale;
– 40 seanca dialize;
– 110 ekzaminime me rëntgen, 39 me ultrazë, 1 CT dhe 10 MRI;
– 12 ekokardiografi;
– 2 ergometri;
– 55 shërbime fiziatrike.
Raporti ditor pasqyron vëllimin e punës dhe shërbimet shëndetësore të ofruara nga ky institucion. /Gazeta Shneta/




